Rusia ka vrarë dy herë më shumë njerëz në Mariupol sesa Gjermania naziste/ Shifrat

0

UKRAINË– Ushtria ruse ka vrarë dy herë më shumë njerëz në Mariupol në dy muaj sesa nazistët gjermanë në dy vjet gjatë Luftës së Dytë Botërore, pohoi Këshilli i Qytetit të Mariupolit në një deklaratë.

Në dy vjet, nazistët vranë 10,000 civilë në Mariupol dhe pushtuesit rusë vranë mbi 20,000 banorë të Mariupolit në dy muaj. Mbi 40,000 njerëz u larguan me forcë”,- tha kryebashkiaku i Mariupolit, Vadym Boychenko, sipas këshillit të qytetit.

Rusia gjithashtu ka deportuar ilegalisht po aq banorë të Mariupolit sa trupat e Hitlerit kanë bërë gjatë viteve të pushtimit, pohoi këshilli i qytetit në deklaratën e tij të shtunën.

“Ky është një nga gjenocidet më të tmerrshme të popullatës paqësore në historinë moderne. Ushtria ruse po synon dhe po shkatërron pa mëshirë qytetin tonë dhe banorët e tij”,- shtoi Boychenko.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu