Rusia merr zyrtarisht Mariupolin! Hiqet flamuri i Ukrainës në sheshin kryesor

0

Qyteti i Mouripolit ka rënë zyrtarisht në duart e rusëve, teksa raportohet se flamuri i madh ukrainas në Sheshin e Fitores së qytetit është hequr.

CNN ka gjeolokuar dhe verifikuar vërtetësinë e fotove të postuara në rrjetet sociale. Gazeta lokale e lajmeve RIA-Melitopol postoi një nga fotot, duke thënë se flamuri u hoq nga punonjësit e punëve publike.

Trupat ruse morën kontrollin e Melitopolit më 26 shkurt. Të premten, njerëz të armatosur arrestuan kryebashkiakun e zgjedhur Ivan Fedorov dhe më vonë atë ditë zyra e prokurorit për rajonin separatist të mbështetur nga Rusia Luhansk e akuzoi atë për terrorizëm.

Që atëherë, kryebashkiaku i sapovendosur Galina Danilchenko ka urdhëruar transmetimin e kanaleve televizive ruse dhe ka tentuar të shpërndajë këshillin e qytetit në favor të krijimit të një Komiteti Popullor.

Prokurori i Përgjithshëm i Ukrainës hapi një hetim për tradhti ndaj Danilchenko të dielën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu