Rusia ka vendosur një ligj të ri që dënon me burgim deri në 15 vite personat që publikojnë në media informacione të pa vërteta. Sipas Daily mail, Televizioni shtetëror në Rusi, i kontrolluar nga Kremlini, ka thënë se masa e re do të miratohet gjatë seancës parlamentare. Kanë nisur të merrën masat e para për disa nga mediat ruse.
Të enjten, një nga mediat pavarura ruse TV Rain ndaloi transmetimin për një kohë të pacaktuar pasi u vu nën presion për mbulimin e pushtimit. Kanali, i njohur edhe si Dozhd, e përfundoi transmetimin e tij përfundimtar duke treguar stafin që po dilte jashtë setit. Rregullatori rus i telekomunikacionit akuzoi kanalin për “nxitje të ekstremizmit, abuzim me qytetarët rusë, prishjen e qetësisë massive, sigurisë publike dhe nxitjen e protestave”.