Rusia planifikon që të shpallë qytetin ukrasinas “republikë popullore”

0

Rusia raportohet se po planifikon ndarjen e një tjetër krahinë nga Ukraina dhe shpalljen e saj të pavarur. sipas medias polake Wprost, Rusët planifikojnë të shpallin krijimin e një “republike popullore” në Kherson. Edhe pse raportet për situatën në Kherson janë kontradiktore, ai konsiderohet të jetë qyteti i parë i madh ukrainas që u pushtua nga rusët gjatë luftës, që filloi më 24 shkurt.

Sipas të njëjtës media, nga gjetjet e inteligjencës ukrainase, duket se rusët po përpiqen të shpallin formimin e “Republikës Popullore të Khersonit” dhe për këtë qëllim, në qytet u sollën “diversantë”, të cilët ecnin në rrugë duke valëvitur flamujt e Rusisë.

Kryebashkiaku i Khersonit thotë se trupat ruse kanë marrë nën kontroll ndërtesën e këshillit të qytetit dhe kanë vendosur një shtetrrethimi për njerëzit që jetojnë atje. Ai u ka kërkuar forcave okupuese që të mos qëllojnë civilët.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu