Sa filxhanë me kafe duhet të pini në ditë për një shëndet të fortë

0

3 filxhanë me kafe është sasia ideale që duhet të pini çdo ditë sipas studimeve më të fundit.

Vitet e fundit, ka pasur shumë kërkime se sa kafe duhet të pimë gjatë ditës për të pasur përfitime të mjaftueshme shëndetësore.

Sipas psikiatres të Harvardit, Uma Maidoo, është më mirë të pini tre filxhanë kafe në ditë. Sipas një studimi që përfshiu 676 burra të moshuar për rreth 10 vjet, u zbulua se konsumimi i tre kafeve në ditë kishte përfitime të konsiderueshme në aftësitë e tyre njohëse dhe veçanërisht në kujtesë.

Një tjetër studim i madh i Harvardit me 208.501 pjesëmarrës zbuloi se njerëzit që pinin kafe tre herë në ditë jetonin më gjatë, ndërsa ata që nuk pinin fare kafe kishin më shumë gjasa të jetonin më pak.

Kjo ndodh sepse ata që pinë më shumë kafe, të rregullt ose pa kafeinë, kanë shkallë më të ulët të vdekshmërisë, e cila mund të lidhet me nivelet e larta të antioksidantëve dhe përbërësve anti-inflamator që ka kafeja.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu