“Sa i shëmtuar”, Mbappe tallet me modelin e ri të flokëve të Ramos

0

Sergio Ramos ka vendosur të bëjë një ndryshim në “look”, ndërsa diçka të tillë e ka bërë publike edhe në rrjetet sociale.

Ramos ka publikuar një video ku pret flokun, që prej vitesh e mbante të gjatë dhe sigurisht në atë postim s’kishte si të mungonin komentet e shokëve të skuadrës.

Mbappe ka bërë shaka duke i komentuar: “Zoti im, je shumë i shëmtuar”.

Spanjolli e ka nisur shumë mirë sezonin e ri me Paris Saint-Germain, ku tashmë mban rolin e titullarit dhe luan rregullisht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu