“Sa i trashë, bir k*rve!”/ E pyeti për inflacionin, Biden nuk përmbahet ndaj gazetarit

0

Presidenti amerikan Biden ofendoi rëndë ditën e djeshme një gazetar të ‘Fox Neës’ duke e quajtur të trashë dhe bir kurve.

Kjo përgjigjie erdhi pasi gazetari e pyeti Biden lidhur me inflacionin, e menjëherë pas këtij momenti rrjetet sociale dhe shtypi po gëlonin me reagime.

A është një disavantazh inflacioni në këtë vit zgjedhor?”-ishte pyetja e gazetarit, ndërsa Biden tha:
Është një avantazh i madh, cfarë idioti, bir kurve…

Mesa duket frazat e fundit ai i lëshoi duke menduar se mikrofoni i tij ishte I mbyllur duke bërë që ky regjistrim të ishte pjesë e titujve kryesorë të lajmeve.

Megjithatë, gazetari tha se rreth një orë pas incidentit, Biden nxitoi për të sqaruar situatën. Siç tha ai, Presidenti Biden më thirri në celular dhe më tha: “Nuk është asgjë personale,” duke theksuar se nuk i kishte kërkuar falje.

Shpërthimi verbal i Biden-it tregon shqetësimin dhe nervozizmin e fortë të presidentit 79-vjeçar demokrat, popullariteti i të cilit po bie. Inflacioni në Shtetet e Bashkuara, në një nivel të paprecedentë në 40 vitet e fundit, po godet amerikanët dhjetë muaj para zgjedhjeve, të cilat parashikohen të jenë të vështira edhe për demokratët.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu