Sa kohë duhet të zgjasë efekti i depilimit me dyll

0

Sa kohë pas depilimit me dyll është idealja t’ju dalin qimet e para të besdisshme? Përgjigjja s’do t’ju pëlqejë, por sidoqoftë dylli mbetet gjithmonë opsion më i mirë se brisku dhe më ekonomik se lazeri.

Pavarësisht se trupi i secilës prej nesh reagon ndryshe, e kemi pyetur veten të paktën një herë sesa do të ishte ideale të zgjaste depilimi me dyll.

Sipas ekspertëve mesatarisht efekti i depilimit me dyll duhet të zgjasë nga 3 deri në 4 javë. Gjithsesi, kjo kohë varet nga gjenetika, hormonet, medikamentet që mund të jeni duke marrë, zona e trupit që keni depiluar dhe mbi të gjithë nga lloji i qimes.

Nëse depiloheni për herë të parë me dyll, mos prisni të kalojnë shumë nga dita kur do të shihni sërish qime.

Si ta zgjasni sa më shumë periudhën “pa qime” pas depilimit?

E vetmja mënyrë për ta shtyrë sa më shumë takimin e radhës tek estetistja është të jeni të qëndrueshëm me depilimin dhe të shmangni përdorimin e briskut me çdo kusht.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu