Sa para përfituan nga Thesari partitë këtë vit, pse PS nuk ka marrë asnjë lek. S’ka nevojë apo “respekton” opozitën?

0

Partitë politike janë bashkim vullnetar individësh apo janë institucione publike? Kjo dilemë shoqëron debatin sa herë ka zhvillime të brendshme partiake. Fjala vjen, tani që në PD ka pllakosur kriza, a është kjo një çështje ekskluzive e anëtarësisë apo të drejtën e mendimit e kanë edhe individët përtej saj?

Nuk mund të ketë një përgjigje shteruese për këto pikëpyetje. Me gjasë, e vërteta qëndron diku në mes. Por, pavarësisht organizimit të brendshëm të partive, ku fjalën e fundit e thonë vetë anëtarët dhe forumet, nuk duhet harruar se partitë politike financohen nga buxheti i shtetit. Vetë arka e shtetit mbushet me paratë e çdo taksapaguesi. Pra, në një farë kuptimi partitë janë të kryetarëve dhe anëtarëve, po aq sa i përkasin të gjithë popullit.

Buxheti i shtetit nëpërmjet ministrisë së Financave dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve shpërndan çdo vit para për financimin e partive. Në raste fushatash elektorale, siç dihet, një herë në dy vjet, kjo sasi parash shumëfishohet.

Nga të dhënat e Thesarit të Shtetit, rezulton se Partia Demokratike ka përfituar mbi 100 milionë lekë të reja në dy transferta të ndryshme të realizuara më 3 mars 2022. Këto para janë dhënë në bazë të vendimit “Mbështetje për partitë politike” të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Përkrahje financiare ka përfituar edhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Sipas të dhënave të Thesarit, në datën 23 mars 2022 është ekzekutuar pagesa prej 15 milionë lekësh të reja për këtë parti.

Për shkak të peshës më të ulët politike, Partia Drejtësi Integrim dhe Unitet ka përfituar 9.7 milionë lekë të reja.

Ajo që bën përshtypje nga të dhënat e Thesarit të shtetit është se asnjë lek nuk është derdhur ende në arkën e Partisë Socialiste. Pagesa e fundit është bërë vjet, më 12 prill 2021, ku PS ka përfituar 55 milionë lekë të reja. Ndërsa, në mars dhe janar 2021, PS ka marrë edhe 71 milionë lekë të r

Pra, Partia Socialiste i ka kushtuar buxhetit të shtetit vjet plot 1 milionë euro. Si shpjegohet që nuk ka arkëtuar asnjë lek për këtë vit? Nuk ka nevojë për para apo është e vonuar me ekzekutimin sepse ka dashur të “ushqejë opozitën të parën? Edhe këto pikëpyetje, për momentin mbeten pa përgjigje./gsh.al


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu