Arkimed Lushaj ose i njohur ndryshe me emrin e artit si “Stresi”, njihet gjerësisht nga publiku Shqiptar, si një nga mbështetësit më të flaktë të Partisë Demokratike e njëkohësisht “armik” i PS-së dhe Edi Ramës
Ai gjithashtu njihet dhe për deklaratat e forta që jep para publikut, si mesazhe kundër Edi Ramës, ku nuk kanë munguar dhe kërcënimet ndaj kryeministrit
Së fundi, Stresi ka qenë i ftuar në një emision humori, ku nuk ngurroi të lavdëronte Sali Berishën, si dhe të ofendonte e të kërcënonte sërish Partinë Socialiste.
“Sa të jenë Tropojanët dhe Partia Demokratike, Edi Rama nuk ka për ta bërë gjumin rehat”
Kjo deklaratë e tij, shkaktoi mjaft debate në rrjet.