“Sa të sigurt janë familjet tona?”, Elgit Doda i del në krah Noizy-t: Ai është kërcënuar, dhunuar…

0

Ka vetëm disa orë në pranga, por Noizy-tpo i dalin në krahë kolegët.

I pari që ka nisur një fushatë “#meNoizy” në rrjetet sociale është Elgit Doda.

Ky i fundit në postim në rrjetet e tij sociale i ka ftuar të gjithë të jenë në anën e reperit me pretendimin se është ndaluar pa asnjë provë.

Po ashtu, vuri theksin edhe tek sulmet e vazhdueshme që personazhet e njohura për publikun marrin në rrjetet e tyre sociale nga të tjerë.

Ndaj shtoi se për veten, kolegët e tjerë por edhe për reperin nga Durrësi, kërkon drejtësi.
“Të jesh artist dhe njeri publik nuk do të thotë të jesh i cënueshëm dhe tabelë qitje për kërcënime, shantazhe, fyerje dhe denigrime të imazhit. Unë jam sot #me Noizy, artistin, që pasi është kërcënuar, sulmuar e dhunuar verbalisht bashkë me familjen, sot gjendet padretësisht nën akuzë nga drejtësia në Kosovë dhe i ndaluar në Shqipëri. Ne respektojmë institucionet, respektojmë ligjet, por sa të sigurt duhet të ndjehemi ne dhe familjet tona kur shohim se drejtësia vepron me disa standarde? Kur shohim që disa personazhe përdorin TikTok0-un dhe rrjetet sociale për të kërcënuar deri dhe me jetë, më pas i dalin zot dhunës së tyre verbale, e prapësepraë nuk u hyn gjemb në këmbë? Ndërkohë që Noizy, personazhi publik që e kanë atakuar me sulme nga më të ultat, ndalohet pa patur asnjë provë kundër tij? Sot jam #menoizy për të mbrojtur artistët dhe artin. Jam me #menoizy për të mbrojtur njeriun e përkushtuar ndaj punës dhe vlerave që mbart arti. Jam #menoizy për të mbrojtur veten dhe familjen. Sepse drejtësia duhet të ketë një dhe vetëm një standard. Ju ftoj të gjithëve të jeni #menoizy për t’i dhënë mbështetje atyre që janë në tabelë qitje në TikTok që sulmohen dhe kërcënohen familjarisht nga njerëz të identifikuar qartë në rrjetet sociale, por që kurrë nuk ka ndëshkim për aktet e tyre të dënueshme nga ligji,” shkruan Elgit Doda.

Reperi Rigels Rajku, i njohur me emrin e artit si Noizy, bashkë me grupin e tij, disa ditë më parë, është përfshirë në një sherr masiv, ku dyshohet se dhunuan Medi Isenin.

Personazhi i njohur i ‘Tik-Tok’ Medi Iseni akuzon se “u pre në besë” nga reperi tjetër shqiptar, Arkimed Lushaj, i njohur me emrin e artit si Stresi, i cili dyshohet se e kishte ftuar për ta takuar, por ndërkohë ishte një “kurth”, për ta vendosur në të njëjtin ambient me Noizyn dhe grupin e tij.

Vetë Stresi i ka mohuar akuzat. Ndërsa, reperi Noizy ka anuluar dy koncerte deri më tani, për shkak të çështjes në fjalë, një në Pejë dhe një tjetër në Gjilan. Prokuroria e Pejës po heton çështjen.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu