Romanca që po nis mes Kristit dhe Keisit ka shkaktuar goxha reagime në rrjet sidomos nga babai i kësaj të fundit, Sabiani.
Ai e shprehu hapur mospëlqimin e tij për lidhjen mes modeles dhe Kristit dhe kjo erdhi pas reagimit dhe publikimit të mesazheve të ish të dashurës që ky i fundit kishte pasur jashtë shtëpisë.
Madje mbas puthjes që ndodhi mes dyshes gjatë një loje të organizuar nga Vëllai i madh për banorët, këngëtari mori vendimin e papritur duke hequr vajzën e tij nga ndjekësit në Instagram dhe duke fshirë fotot e saj.
Mirëpo, duket se bashkëshortja e këngëtarit, Arnisa, është dakort për lidhjen e modeles duke i dhënë mbështetje të plotë.
Ajo po e tregon vazhdimisht përkrahjen që po i jep Keisit duke i kërkuar ndjekësve që ta votojnë atë.