Sadio Mané përzgjidhet “Topi i Artë” i Afrikës 2022. Salah dhe Mendy pas tij…

0

MAROK – Sadio Mane i Senegalit u kurorëzua “Futbollisti Afrikan i Vitit” për herë të dytë me radhë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve të Konfederatës së Futbollit Afrikan (Caf) në kryeqytetin maroken Rabat. Sulmuesi i Bayern Munichut fiton këtë trofeun për herë të dytë, pas atij që fitoi në 2019.

Trofeu “Futbollisti Afrikan i Vitit”, ekuivalent me ‘Topin e Artë” në Europë, nuk ishte dhënë në dy vitet e fundit për shkak të pandemisë dhe për këtë arsye nuk e ndryshon “pronarin”. Mane mundi bashkatdhetarin dhe portierin e Chelseas, Edouard Mendy, si dhe ish-shokun e skuadrës së Liverpoolit, Salah, skuadra e të cilit egjiptiane humbi finalen e shkurtit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu