Mohamed Salah dhe Liverpool janë shumë pranë një marrëveshjeje. Sipas ‘Mirror’, ylli egjiptian së shpejti do të nënshkruajë kontratën e re me “Reds”, pasi duket se ka ulur pritshmëritë e tij fillestare.
Salah, kontrata aktuale e të cilit skadon në vitin 2023, do të nënshkruajë edhe për katër sezone të tjerë, të cilët do ta lidhnin egjiptianin me klubin deri në moshën 34-vjeçare.
Ndryshimi i qëndrimit të Salah është një lehtësim për Liverpoolin, i cili kishte frikë se do të humbiste sulmuesin, pasi negociatat kishin ngecur për një çështje ekonomike disa muaj më parë.
Në fakt, egjiptiani kishte refuzuar në dhjetor një ofertë prej 400,000 paund në javë për të kërkuar një shumë 100.000 paund më shumë, pra deri në gjysmë milioni, shifër që do ta barazonin atë me Cristiano Ronaldon, i cili aktualisht është më i paguari në Premierligë.
Refuzimi fillestar i Salah ndaj Liverpoolit kishte vënë në gatishmëri të gjitha klubet e mëdha në Europë. Aq shumë që emri i sulmuesit tashmë ishte lidhur me klube si PSG dhe Barcelona, të gatshëm për të studiuar një mundësi të papritur në treg.
Me sa duket, sipas “Miror”, devijimi përfundimtar i Salah do të ishte i motivuar nga çështje thjesht emocionale. Egjiptiani është prekur rëndë nga eliminimi në Botërorin e ardhshëm në Katar dhe ndihet shumë mirënjohës për trajtimin që ka marrë, si nga klubi i tij ashtu edhe nga Jurgen Klopp, ndaj të cilit ndihet borxhli. Dhe kjo dashuri mund të kursejë para të mira dhe zhgënjim të madh në “Anfield”.