Salernitana ëndërron brazilianin Diego Costa: sulmuesi mund të thotë “OK”!…

0

Befasi të bukura vijnë nga Salerno: thuhet se Walter Sabatini e ka bindur Diego Costan të pranonte ofertën e Salernitanas, aq sa sulmuesi i lindur në vitin 1988 është gati të nënshkruajë një kontratë deri në qershor, me opsionin e rinovimit në rast shpëtimi.

Ish-lojtari i Atletico Madridi dhe Chelsea e ka ndërprerë kontratën me Atletico Mineiron, më 16 janar dhe dëshiron të kthehet për të luajtur në Europë.

Presidenti Iervolino, i cili kishte premtuar përforcime cilësore, tashmë ka miratuar operacionin, në të cilin drejtori i ri i Salarnitanës punon prej dhjetë ditësh. Sabatini e vlerëson shumë Diego Costan dhe ishte përpjekur ta sillte atë në Bologna, përpara se të nënshkruante me Atletico Mineiro.

Walter Sabatini duke folur për “TuttoSalernitana” preferon të mos humbasë ekuilibrin: “Ju garantoj se është shumë e vështirë. Diego Costa është diçka në përgatitje, ndoshta mrekullia do të ndodhë, por për momentin nuk ka ndodhur”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu