Sali Berisha flet pas takimit me anëtarë të Komisionit të Rithemelimit në PD:
“U diskutua për listat me të cilat do të votohet për kryesitë, kryetarët. Lista do u dërgohet kryesive të PD që do të japin viston përfundimtare, kam besim të plotë se ekziston vendosmëri për të bërë gjithçka që çdo anëtar i PD të votojë për kryetarin e degës, grupseksionit dhe kështu me radhë. U diskutuan probleme të tjera dhe me këtë rast dua të garantoj çdo anëtar të PD se formulari i shpërndarë nuk ka asnjë qëllim veç pajisjes me dokumentat e PD dhe jo për qëllime votimi, këtu duhet të jemi të qartë.
U ra dakord që çdo proces një anëtar ka objeksion t’i nënshtrohet procesit të përbashkët ç’ka do të thotë në përputhje me statutin. Në këtë diskutim të zgjeruar diskutuam për zgjerimin e spektrit të organizatave të bashkëpunimit me organizata të tjera vec organizatave partnere dhe ky bashkëpunim do të jetë lokal dhe qendror. PD është një hap drejt hapjes të forcës politike”, tha Berisha.