Sali Berisha hap llogari në “TikTok”, poston videon e parë: Teknologjinë e kam pasion

0

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha është bërë pjesë e platformës së Tik Tok.

Berisha është në Facebook, Youtube, twitter, Instagram dhe është shumë aktiv, ku shpesh ndan edhe denoncimet që bëjnë qytetarët.

Berisha ka ndarë një video në Tik Tok ku dëgjohet të thotë se është entuzias që tani do jetë pranë qytetarëve edhe në këtë platforme.

“Mirëdita një përshëndetje të përzemër. Jam i emocionuar që filloj një bashkëbisedim me ju nëpërmjet këtij kanali që jep përparim të shpejtë. E vertëta është që ka qenë një pasion dhe mbetet gjithnjë i mi teknologjia” shkruan Berisha në rrjetet sociale.

Kujtojmë që Berisha në një deklaratë tha se PS është dy herë më shumë aktive në rrjetet sociale, dhe se tani PD duhet të jetë më shumë aktive për të fituar elekoratin gri, për zgjedhjet lokale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu