Sali Berisha injoron Lulzim Bashën, i referohet si ish-kryetari i PD

0

Për herë të parë lideri historik i Partisë Demokratike Sali Berisha iu referua Lulzim Bashës si ish-kryetar edhe pse ai është drejtues i zgjedhur i kësaj partie.

Duke folur para anëtarësisë së PD në Tiranë, Berisha tha se Basha shkelmoi mundin e demokratëve për interes të karriges së tij.

Sipas tij, Basha duhet të ishte dorëhequr që me humbjen e parë të zgjedhjeve ndërsa në të dytën nuk diskutohet.

Berisha: Nuk fitohet në këtë mënyrë, mund të afrohesh  por pa lider. Ndodhi kjo, ishe humbja e dytë e madhe. Personalisht nuk do ta kapërdija.Humbe njëherë duhet të ikësh, po i humbe dy herë, dy herë do të ikësh. I tregoj të gjithë skemën e 2001, ku të gjitha i kisha kundër atë kohë. Me fakte e dokumenta arritëm të vëmë sanksione ndaj qeverisë së Fatos Nanos. Parlamenti Europian i tha Shqipërisë me rezolutë se parlamenti juaj nuk shpreh vullnetin e qytetarëve shqiptarë dhe nëse ju zgjidhni presidentin me vota socialiste ne nuk do ta njohim presidentin tuaj. Ne si opozitë e fituam një levë. Përveçse treguam se na i grabiti zgjedhjet, vetë ata që vunë sanksionet u interesuan në çdo kohë për zgjedhjet në Shqipëri dhe PD fitoi në 2005 zgjedhjet.

Siç veproi Lulzim Basha për interesa absolutisht të karriges së tij duke shkeluar lumenjtë e djersës të dhjetëra e mijëra militantëve, aktivistëve, komisinerëve që e bënë natën ditë për të fituar zgjedhjet ky vuri përpara karrigen e tij dhe u tha atyre keni fituar, shpërndante grafiqe ku mashtronte se është fituar më shumë se në 2013 kaq mijë vota. Në të vërtetë krahasuar me 2013, në 2021 PD me aleatët ka marrë 74 mijë vota më pak. Pas kësaj që ishte goditja e dytë më e madhe pas humbjes së zgjedhjeve, shkelmuam dhe injoruam lumenjtë e djersës së zgjedhësve tanë. Nuk ishim të zotët për asgjë. Kryetari ynë në vend që të merrej me këtë punë, ish-kryetari, na u mor me karrigen.Lapsus. Basha u mor me karrigen.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu