Sali Berisha ka marrë financime ruse?! Partia Demokratike përgënjeshtron median malazeze

0

Partia Demokratike ka përgënjeshtruar lajmin e publikuar në median malazeze ”Pobjeda”, e cila në një artikull të saj theksonte se se Kryetari i PD Sali Berisha “ka marrë financime ruse”

Deklarata e PD-së:

Në reagim sqarohet se ky është një abuzim i trashë i informacionit dhe mosnjohje e fakteve nga kjo media, në rastin më të keq, të agjendave politike dhe nacionaliste.

Në sqarimin për këtë media, theksohet se Lulzim Basha prezumohet si ai që ka marrë një financim prej 500 mije dollarë nga fonde ruse në padijeni të plotë të asnjë forumi apo individi tjetër në Partinë Demokratike.

“Z. Berisha nuk ka qenë kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë që nga viti 2013, kur dha dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare, dhe është rizgjedhur në këtë post vetëm më 22 maj të vitit 2022.

Së dyti, ‘dosja e financimeve ruse’, ku përmenden lidhje të ndryshme politike të Rusisë në Ballkan, ndër to edhe PD, në zgjedhjet e vitit 2017, kohë në të cilën ka qenë kryetar z. Lulzim Basha, ka marrë një përgjigje shteruese në gjykatat shqiptare”, thuhet në reagimin e PD.

Në një pasqyrë të detajuar të fakte, të cilat i janë bërë të ditura kësaj mediaje, kërkohet korrektim përgënjeshtrim. Në të kundërt, shtohet se PD rezervon të drejtën e padisë sipas legjilacionit kombëtar dhe ndërkombëtar.

Në artikullin e publikuar në gazetën tuaj Pobjeda https://www.pobjeda.me/clanak/ko-je-sve-u-mrezi-moskve, vërejmë me shqetësim një pasaktësi brutale, e cila shpresojmë të mos jetë bërë nga premisat e dashakeqësisë apo, më keq, agjendave politike apo nacionaliste.

Pretendimi se z. Sali Berisha, kryetari (aktual) i Partisë Demokratike, ka marrë financime ruse, është një abuzim i trashë i informacionit dhe mosnjohje e fakteve dhe kontekstit.

Së pari, sqarojmë se z. Berisha nuk ka qenë kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë që nga viti 2013, kur dha dorëheqjen pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare, dhe është rizgjedhur në këtë post vetëm më 22 maj të vitit 2022.

Së dyti, ‘dosja e financimeve ruse’, ku përmenden lidhje të ndryshme politike të Rusisë në Ballkan, ndër to edhe PD, në zgjedhjet e vitit 2017, kohë në të cilën ka qenë kryetar z. Lulzim Basha, ka marrë një përgjigje shteruese në gjykatat shqiptare.

Në vendimin e Gjykatës, të cilin mund t’jua sigurojmë nëse kini interes, thuhet shprehimisht se Partia Demokratike e Shqipërisë nuk ka asnjë lidhje me ‘financimet ruse’ të publikuara për herë të parë në gazetën Mother Jones (shih https://www.motherjones.com/politics/2019/06/the-head-of-albanias-conservative-party-faces-criminal-charges-and-an-ex-trump-aide-is-involved) dhe që trajtohen gjithashtu nga Voice of America 3 vjet më vonë (shih https://www.zeriamerikes.com/a/6746331.html) dhe media të tjera botërore, bazuar në raportin e shërbimeve inteligjente të SHBA.

Të gjitha veprimet, sipas Gjykatës, janë kryer në kapacitet personal, jo INSTITUCIONAL nga kryetari i asokohe i partisë z. Basha.

Statuti i Partisë Demokratike e thotë qartë: vendimet për lobime apo përdorim parash etj. i marrin organet kolegjiale, dhe jo kryetari.

Për më shumë, Partia Demokratike e drejtuar nga z. Berisha ka ngritur para një jave, një Komision Auditi të brendshëm për të bërë transparencë finale lidhur me rastin e ‘financimeve ruse’, pra të dokumentacionit, nëse ka, dhe hyrje-daljeve financiare që përkojnë me dritaren kohore të këtij rasti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu