Deputeti i PD, Luan Baçi i ftuar në emisionin “Aktualitet” që modelohet nga Bejdo Malo ka folur për situatën politike brenda selisë blu dhe çfarë pritet të ndodhë ditët në vijim.
Baçi tha se frymë prej lideri i Sali Berishës riktheu edhe një herë besimin për të rikthemeluar Partinë Demokratike e cila sipas tij nuk ndodhet e ndarë në dy kampe.
Luan Baçi tha se më 18 dhjetor do të zhvillohet referendumi për të shkarkuar Lulzim Bashën.
“Ishte një ditë e zakonshme pune sic shkojmë gjithmonë, por ishte më e veçanta se4pse ishte pas 11 dhjetorit, Kuvendit historik të PD. Unë kam qënë pjesëtar në të gjitha kuvendet e PD ndër vite, por ky Kuvend ishte krejtësisht i jashtëzakonshëm, jashtë radhe. Një kuvend që nuk u mblodh nga strukturat drejtuese por iu mblidh nga anëtarësia, për herë të parë ¼ e Kuvendit u vendos në lëvizje duke marrë vendimet e rëndësishme për PD.
Referendumi – “Ka vajtur në gjykatë vendimet e Kuvendit për të regjistruar në gjykatë ndryshimet që ka pësuar statuti, ndryshime të rëndësishme sic është referendumi. Basha u shkarkua nga delegatët të Kuvendit por duke nisur nga fakti që Basha është zgjedhur me 1 anëtarë në votë dhe për të respektuar anëtarësinë dhe për ta thirrur atë si rallë herë dhe shkarkimi i tij do të bëhet nga anëtarësia në të gjithë degët e PD-së.
Unë nuk do ta quaja lëvizje populiste sepse Berisha me lëvizjen e tij nuk mblodhi popull por mblodhi strukturat drejtuese të PD. Ishte takim brenda strukturave të degës dhe jo me qytetarë dhe popull të thjeshtë. Unë shikoj anën pozitive të gjërave, nuk e shikoj PD të ndarë jo se është dëshira ime por PD është në një betejë të brendshme. PD po bën atë që duhet ta kishte bërë pas 25 prillit duke pësuar një humbje të madhe pavarësisht masakrës zgjedhore që ndodhi por cdo humbje nuk ka justifikim përballë qytetarëve, jemi përgjegjës për humbjen dhe pas 25 prillit duhet të kishim hyrë në një alanizë të thellë. Jo vetëm që nuk e bëmë këtë po u morën me zgjedhjen e kryetarit dhe të forumeve të PD.
Gjendja në PD ishte alarmante, po ziente nga brenda dhe nuk shfaqej jashtë. Arsyeja ishte se askush nuk merrte përsipër një lëvizje të tillë për të ngjallur besim në PD. Nuk e fsheh dot nga asnjë, Sali Berisha me autoritetin e tij ka një emër kaq të madh dhe të fuqishëm duke ngjallur besim tek strukturave të Partisë Demokratike. Në Fier ishte takimi i dytë i Berishë por ishte takimi i parë që doli në Foltore nëpër rrethe. Shumë kush nuk kishte pritshmëri të tilla, unë kisha një skepticizëm por Berisha doli përtej pritshmërive për shkak të pjesëmarrjes”, tha Luan Baçi.