Ish-kryeministri Sali Berisha është rrëzuar keq në skenën e Pallatit të Kongreseve, teksa ishte nisur për të marrë fjalën.
Berisha nuk i ka parë dy shkallët, për shkak se kanë qenë të mbuluara me tapet në ngjyrën blu dhe për pasojë është rrëzuar.
Në ndihmë të tij ka shkuar menjëherë një nga truprojat, i cili e ka ngritur, ndërkohë që ish-kryeministri ka vijuar fjalën e tij si normalisht.