Sali Berisha sulmon Lulzim Bashën nga Durrësi: Fatkeqësi e madhe kombëtare! Lavdi zotit koha e tij mori fund

0

Sot deklaroj para jush se raporti më jetik, më vendimtar për pluralizmin politik, është raporti i opozitës me të vërtetën. Një opozitë mund të jetë e madhe apo jo, mund të fitojë beteja, mund të humbasë, por gjithnjë është shpresndjellëse, nëse është e vërtetë. Nëse mbështetësit e saj e shohin atë si të vërtetë dhe jo të shtirur. E vërteta është që 8 vite që kaluan, ne kaluam nga një sdisfatë në një tjetër. Por jo vetëm kaq. Opozita, në një lloj imitimi të saj nuk ngjallte shpresë, besim, optimizëm. Kjo ishte një fatkeqësi e madhe kombëtare. Një fatkeqësi pothuajse aq e madhe sa qeveria kleptokatrike e Tiranës. Mirëpo, kjo kohë mori fund, lavdi zotit! Ne kremtojmë sot përvjetorin e themelimit të degës së PD-së në Durrës, si një opozitë vigane, e vërtetë, që rikthen ne themelet e saj vlerat.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu