Sali Berisha thërret protestën: Nesër të gjithë në mbështetje të pedagogëve!

0

Ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve që të mbështesin pedagogët duke dalë nesër në protestë, e cilla do të zhvillohet  në orën 11:00, para Universitetit Politeknik.

Më herët edhe pedagogët  njoftuan për protestën kombëtare që do të mbahet nesër. Ata kërkuan edhe mbështetjen e studentëve në kauzën e tyre.

“Nesër në orën 11:00, para Universitetit Politeknik protesta e madhe kombëtare!

Të gjithë në Protestë!”, shkruan Berisha.

Ndërkohë Drejtoria e Tatimeve në Tiranë nisi sot një aksion për kontrollin e pagave të deklaruara të pedagogëve, pasi kryeministri Edi Rama u shpreh dje se pedagogët që punojnë në privat nuk deklarojnë pagat reale, ndaj sippa tij  mund t’iu kontrollohej pasuria.