Sali Berisha vjen në konferencë me 4200 firmat e delegatëve, ja kujt do ia dorëzojë

0

Berisha: Të nderuar gazetarë, qytetarë, prej më shumë se një muaji mori jetë në një moment kritik të historisë së pluralizmit lëvizja e një grupi deputetësh drejtues qendrore lokalëe të PD, anëtarë të kësaj partie me qëllimin më madhor, ringritjen e PD dhe shndërrimin e saj në një forcë vigane opozitare dhe me mission cmontimin e narko shtetit, rikthimin e Shqipërisë në demokraci dhe integrim.

Ky proces ka një kusht, para së gjithash, shndërrimin e PD në një forcë të vlerave konservatore, ju jeni dëshmitarë se si Rama provon të shuajë opozitarizmin në vend.

Partia Demokratike u largua këto 8 vite nga parimet e saj themelore ku si pasojë pati mandatin e tretë të Ramës, nuk mund të mohoet se në këtë katastrofë ka luajtur një rol dhe Soros me mafian e tij.

Jeni dëshmitarë se sot Rama kontrollon 10% më shumë pushtet se Ramiz Alia në 1991. Miqtë e mi, kjo përballje e sukseshme u shndërrua në dritë shprese për shqiptarët, lëvizja e dytë më e rëndësishme pas 91 është kjo foltore.

Kush e mendote 2 muaj më parë këtë situatë, unë absolutisht jo, pse kjo pritje e jashtzakonshme e kësaj lëvizje, pse u bë magnet I fuqishëm për rininë shqiptare duke e mbështetur, cfarë ndodhi?

Kjo vjen nga fakti që cdo ditë e më shumë shohin në foltore burim shprese dhe shpërthim energjish dhe shohin te unë një potencial që do të bëjë të harrohet Berisha i shkuar.

Në këto javë kam pasur fatin të diskutoj me qindra, mijëra demokratë dhe kam konstatuar besimin e tyre te vota e lirë.

Ftesa ime për bashkim është më e sinqerta dhe shqiptarët nu kanë asnjë dyshim për këtë.

I kam ndjekur me admirim të rinjtë që flisnin si politologë dhe udhëheqës, ndalemi në një moment dhe kujtojmë fjalimet në parlament dhe ato të narkoqeveritarëve, janë dy botë larg njëra tjetrës me mijëra e mijëra vite.

Foltorja është shpirti I njerëzve të lirë që ishin zhytur në pesimizëm dhe prandaj demokratët firmosën masivisht formularin për të thirrur Kuvendin.

Kuvendi do e bëjë Shqipërinë me opozitën me vigane që ka pasur ndonjëherë, në respect për ju dhe publikun këtu kemi sjellë 4 mijë e 200 formularë të delegatëve të PD për të thirrur këtë Kuvend. Firmat po hidhen për të respektuar vullnetin e shumicës, jo vetëm të PD por të Shqipërisë.

Grupi përfaqësues I firmëtarëve ka vendosur që këto formularë historikë të rithemelimit të pluralizmit ti depozitojë në selinë e PD, te kryetari I Këshillit Kombëtar Edi Paloka.
Do thon ipse kjo përzgjedhje? Në forumet e PD i vetmi institucion brenda saj pas Kuvendit është Këshilli Kombëtar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu