Salianji: Në fushatë i detyron të bashkëpunojnë me kriminelët për të siguruar vota

0

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka reaguar pas mbledhjes që kryeministri Edi Rama po zhvillon me efektivët e policisë së shtetit. Sipas Salianjit, Rama po përdor policinë për propagandë dhe në këtë mënyrë po i poshtëron.

Deputeti solli në vëmendje edhe një tjetër fakt ku sipas tij, efektivët e policisë detyrohen që të bashkëpunojnë me kriminelë gjatë fushatave zgjedhore me qëllim që të sigurojnë sa më shumë vota.

Reagimi i Plotë i Salianjit:

Të poshtëtosh policinë e shtetit duke e përdorur si sfond të propogandës politike bën që çdo polic të ndihet i fyer, i poshtëruar, i pambrojtur!
Në këto kushte policia duket si instrument për qëllimet e KM dhe jo strukturë shtetërore për të luftuar krimin!
Njësoj siç i keqpërdor për sfond i detyron në fushatë elektorale për tëbashkëpunuar me llumin për të siguruar vota për Rilindjen, prandaj krimi ka marrë revansh dhe vrasjet e stilit mafioz ndodhin dhe nuk zbardhen, droga dhe krimi bëjnë kërdinë, grabitjet dhe dhuna është e pêrhapur kudo duke e kthyer territorrin në zotërim dhe sfond të kriminelëve!


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu