Salianji nga Kryesia: E papranueshme, u tentua krijimi i partisë anti-amerikane

0

Deputeti Ervin Salianji e ka kosnideruar të papranueshëm Kuvendin Kombëtar të mbajtur sot në stadiumin “Air Albania” nga ish-kryeministri Sali Berisha. Nga mbedhja e Kryesisë së Partisë Demokratike, Salianji ka akuzuar demokratët që kanë mbështetu Berishën sot se kanë tentuar krijimin e një partie anti-amerikëne. Sipas Salianjit, asnjë parti nuk fiton dot pa partneritetin e SHBA-ve.

“E papranueshme qe drejtues të larte dhe deputete te PD jane ne nje takim ku sulmohen perfaqesuesit e ShBA, nga ambasadorja tek zoti Escobar. Nuk duhet te leme marrëzinë të marre dhene. Sot u tentua krijimi i nje partie qe kerkon elektorat antiamerikan, nuk duhet lejuar. Ne jemi ne anën e duhur të historise, jemi ne anen e drejte duke mbrojtur interesat e Shqipërisë dhe demokrateve, asnje parti nuk fiton dot pa partneritetin me Shba, nuk duhet keqperdorur deshperimi i drejte qe dha situata pas 25 Prillit,”- mësohet të ketë thënë Salianji. 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu