“Siguria publike në pikiatë”, ka shkruar Ervin Salianji në profilin e tij në Facebook.
Në një shkrim të shkurtër, Salianji shprehet qeveria e Kryeministrit Rama, ia ka dorëzuar sovranitetin krimit të organizuar.
Fjalët e Salianjit, vijnë pas ngjarjes së ditës së sotme, ku gardisti Martin Nikolla ka përdorur armën e shërbimit në një konflikt me familjen Kaçi në Hamallaj të Durrësit.
Salianji: Te fortët e paligjshem bëjnë ligjin!
Qeverisë së zgërlaqur në autoritet i ka mbetur vetëm të krekoset si gjeli mbi pleh!
Rendi dhe siguria publike në pikiatë!
Vrasje, dhunë, krim, drogë, vjedhje, pasiguri në çdo cep të territorrit!
Kjo qeveri që e ka dorëzuar sovraniterin tek bandat e krimit të organizuar e që i ka veshur me pushtet politik kriminelët dhe që ndan me ta gjithçka përfshirë dhe emerimet në polici, është e pafuqishme të kontrollojë territorrin dhe është shkaktarja e situatës!
Policia e politizuar po politizohet dhe më tej ndërkohë që themeli i problemit është përdorimi i saj si strukturë për mbledhjen e votave për PS!