Salianji: Të gjithë në protestën e 7 korrikut

0

Deputeti i PD Ervin Salianji nga Korça teksa po merret me organizimin e protstës që do të mbahet më 7 korrik në Tiranë u shpreh se ka shumë arsye për të protesuar qytetarët. Ai u shprh se demokratët janë bashkë për të protestuar e sipas tij i bashkon beteja kundër qeverisë.

Ervin Salianji: Jam në Korçë për organizimin e protestës së 7 korrikut. Ka mobilizim të të gjitha strukturave. Ka shumë arsye për të protesuar.  Korça ka edhe më shumë arsye pasi  po kthehet në një provincë të humbur. Ka arsye për të protestuar,pasi duke i hequr gjykatën dhe pjesën më të madhe të institucioneve dhe po tentojnë ta kthejne në një çiflig për një grup shokësh dhe miqsh, të cilët edhe jetën e qyteatarëve duan ta kthejnë në pronë private.

“Shikoni pak edhe emërimet që kanë bërë së fundmi,pa asnjë arsye PS, në fakt nuk ka pasur arsye PS pse të zgjidhte një nga kryetarët e PS të Korçës një person të akuzuar por edhe të kapur nga media që blinte vota në zgjedhjet e pjesshme të vitit 2013. Kane arsye për të  protestuar fermerët që po hedhin prodhimet,qytetarët që po i blejnë produktet shtrenjtë, studentët që s’kane mundësi punësimi, pasi vendet e punës i zënë ata që janë afër oligarkëve të PS.”

“Demokratët janë bashkë për të protestuar, i bashkon beteja kundër qeverisë. Investimet janë lënë në mes, si rruga Qukës Qafëplloce,s’ka imcestime në qytete dhe fshatra. Unë si deputet i PD do jem në protestë. Të gjithë pavarësisht ndryshimeve do të jemi në protestë.”

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu