Samiti Biden-Putin! Zëdhënësi rus hedh poshtë aludimet: Nuk ka asnjë plan…

0

– Zëdhënësi i Vladimir Putinit, Dmitri Peskov, ka thënë se është “e parakohshme” të flitet për plane specifike për një samit midis presidentit rus dhe Joe Biden .

Peskov tha se Putin dhe Biden mund të takohen nëse e konsiderojnë të nevojshme, por theksoi se “është e parakohshme të flitet për plane specifike për një samit” dhe nuk ka plane konkrete.

Më herët, zyra e Emmanuel Macron tha se presidenti rus kishte rënë dakord në parim për të marrë pjesë në një samit me Joe Biden që synon të de-përshkallëzojë krizën në Ukrainë , mes paralajmërimeve të mëtejshme të SHBA se lufta është e afërt.

Peskov gjithashtu e përshkroi situatën në rajonin e Donbasit të Ukrainës si “jashtëzakonisht të tensionuar”, duke shtuar se Putini do t’i drejtohej së shpejti Këshillit të Sigurimit të Rusisë.

Sipas agjencisë së lajmeve Tass, ai tha:

Situata është vërtet jashtëzakonisht e tensionuar dhe deri më tani nuk shohim shenja të uljes së nivelit të tensionit. Provokimet dhe granatimet po bëhen gjithnjë e më intensive, sigurisht që kjo shkakton shqetësim shumë të thellë.