Samiti i G7/ Çorapet e Rishi Sunak “çmendën” kryeministrin japonez

0

HIROSHIMA- Në Japoni, konkretisht, në Hiroshima, liderët e G7 po takohen, Rishi Sunak la përshtypje. Kryeministri britanik Rishi Sunak i ka rënë në sy të japonezit dhe homologut të tij, Fumio Kishida, për shkak të zgjedhjes së çorapeve.

Kjo pasi ai kiste veshur çorape të kuqe të ekipit të preferuar të bejsbollit të kryeministrit japonez. Çorapet kishin logon e “Hiroshima Toyo Carp” mbi to. Fumio Kishida është një fans i tyre dhe përzgjedhja e Rishi Sunak ishte një surprizë e këndshme.

Udhëheqësit e vendeve të Grupit të Shtatë (G7) që marrin pjesë në samitin e mbajtur sot në Hiroshima vendosën për sanksione të reja që synojnë të privojnë Rusinë nga teknologjitë, pajisjet industriale dhe shërbimet e G7. Po ashtu, edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy po udhëton – me një aeroplan të qeverisë franceze – nga qyteti i Jeddah në Hiroshima, për të marrë pjesë në samitin e G7.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu