Samsung regjistron fitime rekord falë shitjes së proçesorëve, ekranëve OLED dhe pajisjeve të palosshme

0

Samsung regjistron fitime rekord falë shitjes së proçesorëve, ekranëve OLED dhe pajisjeve të palosshme
Në 2020 Samsung regjistroi një shifër rekord fitimesh në 3 mujorin e tretë prej $59 miliardë. Tashmë kompania sapo zbuloi se gjatë së njejtës periudhë në 2021 ka arritur të përmirësojë këtë rekord, duke përfituar rreth $63 miliardë.

Këto përfitime erdhën kryesisht nga shitja e proçesorëve, kërkesa për të cilët është rritur shumë gjatë pandemisë pasi gjithnjë e më shumë njerëz po punojnë nga shtëpia. Si prodhuesi më i madh në botë i proçesorëve, çmimi i lartë i tyre nënkupton përfitime më të mëdha për Samsung. Shitjet në sektorin e proçesorëve të memories u rritën me 46% në krahasim me të njejtën periudhë një vit më parë, ndërkohë që në sektorin e proçesorëve gjysëmkonduktor shitjet u dyfishuan.

Samsung është gjithashtu prodhuesi më i madh i smartphone-ve në botë dhe tregon se ato panë një kërkesë të madhe për pajisjet e palosshme si Galaxy Z Flip dhe Z Fold 3.

Kohët e fundit qarkulluan raportime se ka patur disa probleme me prodhimin e ekraneve për iPhone 13, mirëpo Samsung tregon se përfitimet nga shitja e ekraneve OLED u rritën nga kërkesa e lartë për teknologij të reja nga prodhuesit e smartphone-ve. Klienti më i madh i Samsung për sa i përket ekraneve është Apple, e cila do të raportojë përfitimet e 3 mujorit ditën e nesërme.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu