GREQI– Një tragjedi ka ndodhur në Neo Psychiko të kryeqytetit grek, ku një 60-vjeçare ka humbur jetën pasi u asfiksua nga tymi i zjarrit të rënë në një apartament në katin e parë të ndërtesës.
Sipas Protothemës, lajmi i zbuluar nga një fqinj, i cili ka shpjeguar se pak orë më parë gruaja ishte tepër e lumtur spese mësoi se ishte bërë gjyshe pasi njëra nga vajzat e saj kishte sjellë në jetë një vajzë.
“Ajo kishte dy vajza, ishte e divorcuar nga burri i saj dhe sot patën gëzim në mëngjes pasi më njoftoi se ishte bërë me mbesë”, -dëshmoi fqinja e 60-vjeçares.
Fqinja sqaron se gruaja ka vdekur nga tymi por nuk e di nëse vajza e saj që ka lindur është informuar për fundin tragjik të nënës së saj.
Sipas informacioneve fqinja e katit të 1 ka qenë duke gatuar, kur për arsye ende të pazbuluara tava që ajo përdorte është përfshirë nga flakët të cilat u përhapën menjëherë në të gjithë shtëpinë.
60-vjeçarja e cila banonte në katin e 3- të sapo ka parë tymin ka dalë nga shtëpia dhe ka ngjitur shkallët që të çonin në çati por dera e saj ishte e mbyllur, duke bërë që gruaja të mbetej e bllokuar dhe të përfundonte pa ndjenja.
Ajo është çuar në spital por fatkeqësisht është raportuar e vdekur që në vendngjarje. 12 zjarrëfikës me 4 automjete ndodhen në vendngjarje së bashku me policinë e cila po heton rrethanat.