Sapo mori detyrën/ Rishi Sunak britanikëve: Mos prisni që t’i zgjidh të gjitha problemet tuaja

0

Kryeministri britanik Rishi Sunak ka dhënë intervistën e parë pas marrjes së detyrës së kreut të qeverisë.

Ndër të tjera, Sunak iu drejtua qytetarëve duke ua bërë të qartë që mos të presin që ai të zgjidhë të gjitha problemet e tyre. Sunak tha se po përpiqet të rifitojë besimin e qytetarëve dhe po bën gjithçka për të përballuar problemet financiare.

Në një intervistë për The Times, Sunak tha se e njeh shqetësimin e njerëzve për rritjen e pagesave të hipotekave.

“Është e drejtë të jemi të sinqertë për kompromiset me të cilat përballemi – të gjithë tani flasin për huamarrjen, të gjithë e vlerësojnë se qeveria nuk mund të bëjë gjithçka,”, tha Sunak.

Sipas raportit, Sunack nuk pranoi të komentonte nëse ai po i qëndronte zotimit të manifestit konservator për të mos rritur tatimin mbi të ardhurat, TVSH-në ose sigurimin kombëtar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu