Sapo u fut në “BBVIP”, Bledi Mane shkakton debatin e parë mes Deas dhe Oltës

0

Hyrja e banorit të ri në “BBVIP” Bledi Manes, duket se ka ndryshuar rrjedhën e lojës. Opinionisti i cili është koleg me Dea Mishelin në programin e “E Diell” ka nisur menjëherë të këshilojë këtë të fundit.

Bledi e bëri Dean të kuptojë në një farë mënyre se po e përdorin atë dhe duhet të krijojë pavarësinë e saj.

Dhe mesa duket këto fjalë të gazetarit duket se i ‘hapën sytë’ Deas e cila më pas pati dhe një përplasje me Oltën.

Ajo e pyeti aktoren, nëse vërtetë u mërzit aq shumë nga dalja e Amosit, pasi në shtëpi kanë ndodhur plot situata dhe ajo nuk ka reaguar asnjëherë në këtë mënyrë, duke qenë se gjithë kohën ka përmendur faktin që është grua e fortë.

Olta i tha se ishte e sigurt që do dilte Diola prandaj nuk e priste eliminimin e Amosit.

Më tej Dea tregoi dhe dyshimet e saj në lidhje me raportin e Oltës dhe Luizit. Ajo u shpreh se ata mund të jenë në një skuadër bashkë dhe po bëjnë lojë pasi aktorja ka filluar t’i flasë mirë këngëtarit.

Këtë gjë Olta e kundërshtoi menjëherë duke i thënë se ishte duke i menduar gjërat gabim, sepse nëse ajo do ishte një skuadër me Luizin nuk do nominonte as Kiarën apo Efin.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu