Sarah Berisha tregon arsyen e zënkave me DJ PM: Ai nuk i pëlqen shumë…

0

Blogerja Sarah Berisha në një intervistë ka treguar se cilat janë zënkat më të shpeshta mes saj dhe DJ PM. Blogerja ishte e ftuar në emisionin “Pardo My French”, ajo u shpreh se Dj Pm shpesh e kritikon për veshjet që ajo zgjedh.

“Marrëdhënia jonë kam përshtypjen është si çdo marrëdhënie tjetër. E kam thënë dhe më parë kemi luhatje, zihemi për gjëra të ndryshme. Për shembull kur PM nuk i pëlqen shumë diçka që vesh thotë po sikur të vishesh kështu. Unë i them jo kështu do vishem, ja marr gjënë për mbrapsht. Shkuam te koncerti Malumës, më tha vish një ‘hoodie’, jo i thashë dua të dal me bark jashtë, dua të bëj sipas kokës time. Po rrimë më shumë në Tiranë. Mbase më shumë e lodhshme është për atë se i kanë qëlluar datat e koncerteve më shpesh në Shqipëri,”-tha Sarah.

Çifti u njohën në shtëpinë e ‘Big Brother VIP’ dhe vazhdojnë ta mbajnë lidhjen edhe jashtë. Ata shpesh shfaqen të lumtur përkrah njëri-tjetrit në fotot që postojnë në rrjetet sociale. Duket që çifti po e shijojnë akoma romacën pas mbarimit të programit.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu