Sarandë/ Shoferi me “Benz” nuk iu bind urdhrit të policisë për të ndaluar, ja për çfarë dyshohet…

0

Një automjet që nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar, ka ngritur në këmbë policinë e Sarandës. Bëhet fjalë për një automjet tip “Mercedes-Benz” të cilit dje i është kërkuar nga efektivët e qarkullimit rrugor që të ndalonte. Episodi në fjalë ndodhi në rrugën hyrëse te qytetit, konkretisht në Qafe-Gjashte.

Mjeti po dilte nga Saranda kur është tentuar të ndalohet, por drejtuesi i saj ka shtuar shpejtësinë duke u larguar.

Nga verifikimet e deritanishme rezulton se mjeti përdorte targa false, konkretisht targa qe rezultonin ne pronësi te një mjeti tjetër. Pavarësisht ndjekjes drejtuesi, tashmë i identifikuar dhe i shpallur ne kërkim, ka arritur të largohet ne drejtim te paditur. Paraprakisht dyshohet se mjeti transportonte diçka te paligjshme. Aktualisht vijon puna për kapjen e drejtuesit të mjetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu