Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi gjatë një konference për mediat, ka folur për satelitët Albania 1 dhe Albania 2, ku tha se këta dy të fundit janë mjet i rëndësishëm për Policinë e Shteti.
Peleshi tha se satelitët do ndihmojnë policinë me informacion, pasi mund të monitorojnë një zonë të caktuar çdo ditë për një muaj.
‘Është rritur eficenca, reagimi. Ka edhe individë të caktuar që detyrën shtetërore nuk e bëjnë si duhet. Ju siguroj që satelitët do të jenë një mjet i rëndësishëm për t’u përdorur nga institucione si policia e shtetit sepse do të japin informacion, madje periodik sepse mund të porositet që një zonë e caktuar të monitorohet çdo ditë për një muaj’, tha ai.
Sakaq shtoi se stafi i IT po trajnohet mirë në lidhje që të përpunojnë imazhet satelitore dhe ato të dronëve, ku theksoi se profesionistët do të mirë paguhen.
‘Erozioni, përmbytjet, shtratin e lumenjve nëse monitorohen me imazhe satelitore mund të jenë baza për të ndërtuar politika dhe për kursyer shumë para. Kur investon në teknologji janë për të kursyer. Është kursim kohe dhe energjish. Kemi një agjenci të informacionit gjeo hapësinor me kapacitetet njerëzore të mirë trajnuara. Do të kenë rol për të përpunuar imazhet satelitore të satelitëve dhe dronëve. Po shtojnë stafin dhe po bëhen pjesë të përjashtimeve të trajtimit me pagë për personelin IT. Do të jenë më të mirë paguarit në të gjithë republikën e Shqipërisë. Kjo kategori do të jetë e mirë paguar, do të shtohen në numër. Jam i sigurt që do të jenë një vlerë e shtuar dhe kursim parash për buxhetin e shtetit”, deklaroi Peleshi.