Sazan Guri: Kam puthur plaka me qëllim, nuk u infektova me Covid-19

0

Në një kohë kur pandemia ka ‘paralizuar’ botën, aktivisti dhe ambientalisti, Sazan Guri thotë se virusin e quan grip, ndërsa shtoi me se ai ka puthur edhe njerëz të moshuar me qëllim për t’u infektuar, por nuk është infektuar.

‘Janë persona të yshtur nga elita botërore. Vaksinimi është pjesë e lojës së madhe botërore. Mjekësia nuk përdori racionalizëm! Nuk kanë përdorur shkencën reale! Kur virusi është duke u dobësuar, pse t’i shtrëngon masat. Ke 70% të njerëzimit në botë të vaksinuar. Ndërkohë që ky që del sërish për vaksinim me detyrim! Nuk ka mundësi ky Omicron të jetë më i fuqishëm, se virusi i parë. Ato janë të pakënaqur se nuk po gjejnë dot një rast me Omicron! Ja ku jam pa maskë, kam puthur plaka qëllimisht dhe s’më ka gjetur gjë dhe kur jam me grip e quaj rrufë. Ti kujton se do të vdesësh, ndërkohë që prekja është gjëja më e bukur! Kam puthur edhe njerëz të moshuar që të infektohem, por nuk jam infektuar’- tha ndër të tjera Sazan Guri.

Për aktivistin, Sazan Guri, vaksinimi masiv është pjesë e lojës së elitës së madhe botërore siç e quan ai, deklarata këto që u kundërshtuan nga mjekët të cilët nënvizuan se vaksinat janë të sigurta dhe se askush nuk ka qëllim uljen e popullsisë së botës, duke bërë thirrje që mos të besojnë teori konspiracioni. Kujtojmë se ditën e djeshme Komiteti Teknik i Ekspertëve, vendosi dje për punonjësit e administratës publike, të supermarketëve e të qendrave tregtare që të futen në listën e atyre që e kanë vaksinimin kundër COVID të detyruar.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu