Scout Willis ka reflektuar mbi ngjarjet e vitit të kaluar teksa ka ndarë disa momente nga viti 2023.
Vajza 32-vjeçare e aktorëve Bruce Willis dhe Demi Moore ka postuar në llogarinë e saj personale në Instagram, duke zbuluar disa momente personale familjare.
Në një foto prekëse që ajo ka postuar, ajo shihet e shtrirë në gjoksin e babait të saj të famshëm, ndërsa ai shtrihet në një shtrat dhe i përkëdhel flokët me butësi.