Edhe pse ka vite në këtë profesion Faslli Spahiu vazhdon ta dashurojë atë njësoj si në ditën e parë, duke e cilësuar çdo ditë si “një ëndërr”.
Së shpejti bazë për NATO! 67 vite nga krijimi i Regjimentit i
Faslli Spahiu
TIRANË- Sot mbushen 67 vjet nga krijimi i Regjimentit të parë të Aviacionit Ushtarak Shqiptar që në vitin 1995 do të emërtohej Baza Ajrore e Kuçovës, ndërsa së shpejti përmes investimeve që kanë nisur të kryhen ajo do të jetë një nga bazat e Aleancës së NATO-s.
Në videon e publikuar nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, piloti rrëfen momentet e vështira, kur helikopteri ka qëndruar për rreth 26 minuta me një patinë, teksa po shpëtonin një alpiniste në malin e Tomorit. Edhe pse ka vite në këtë profesion Faslli Spahiu vazhdon ta dashurojë atë njësoj si në ditën e parë, duke e cilësuar çdo ditë si “një ëndërr”.
“Kemi shpëtuar një alpiniste nga mali i Tomorrit që kishte thyer këmbën. Ishim në kushte ekstreme. E dua profesionin tim. Njeriu, ecën, noton, por nuk fluturon dot. Kështu që ajri është ëndërr dhe dashuri,”-thotë piloti.