Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit, Kurti: Askujt s’po i mohohet e drejta për votim

0

– Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka qenë i pari që ka folur në seancën e jashtëzakonshme për çështjen e mbajtjes së referendumit të Serbisë në Kosovë. Mediat vendase raportojnë se Kurti ka shprehur përsëri se votimi mund të bëhet vetëm me postë apo në zyrën ndërlidhëse të Serbisë në Kosovë dhe në asnjë formë tjetër.

“Po e filloj këtë fjalë duke përmendur disa nocioni që të gjithë këtu i dimë, dhe për të cilat edhe krenohemi shpesh: sovraniteti, barazia, demokracia, pavarësia. Shtet që garanton liritë dhe të drejtat e njeriut. Liritë dhe të drejtat themelore vlejnë për të gjithë qytetarët, vlejnë edhe për votimin. Ushtrimi i kësaj të drejte të votimit duhet të bëhet nën ombrellën e normave juridike tona. Duke respektuar normat për votimin jashtë vendit dhe ligjin zgjedhor. Askush askujt s’po i cenon të drejtën e votës. Votimi për referendum mund të bëhet në zyrën ndërlidhëse në pajtim me ligjin dhe kushtetutën tonë. Serbët e Kosovës në këto vite nuk kanë votuar si votues jashtë vendit, por si votues brenda vendit. Problemi nis te kushtetuta e Serbisë që e konsideron Kosovën brenda vendit”-u shpreh Kurti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu