Seanca për buxhetin 2025/ Gonxhja: Krenar që sot u dha lajmi për pensionistët, ja sa prejt tyre përfitojnë nga bonusi i fundvitit

0

TIRANA- Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja foli sot në seancën maratonë për projektbuxhetin 2025, lidhur me sigurimet shoqërore dhe bonusin që pritet të marrin pensionistët këtë fundvit. Gonxhja tha se ndihet krenar që kryeministri Rama dha sot lajmin e mirë për pensionistët. Ai shtoi se 724. 933 pensionistë përfitojnë në tërësi bonusin e fundvitit. Sipas tij, në dhjetor do të krijohet pranë Bankes se Shqipërisë fondi, për një bonus të dytë në pranverë, që do të ndikojë edhe më tej në rritjen e të ardhurave per pensionistet.

“Për Sigurimet Shoqërore. Së pari dua të theksoj që edhe më krenar sot që nga kjo sallë kryeministri dha lajmin e mirë për 724 933 pensionistë, nga të cilët 511 173 do të marrin këtë fundvit bonusin 15 mijë lekë dhe 213 760 pensionistë përfitojnë bonusin 10 mijë lekë. Përfshirë edhe gjithë ata 65 763 pensionistë invalidë si edhe 44 561 pensione familjare, gra e burra të ve, fëmijë jetimë si edhe 2900 pensione të ushtarakëve.

Nga 91 mijë pensionet e fshatit si mesatare bonusi i rit pensionin vjetor me 12 për qind atyre 5174 pensionet. Praktikisht 9 për qind rritje e një pensioni pre 15 mijë lekësh në terma mesatare, 30% rritje e një pensioni social, 35% rritje e një pensioni familjar dhe kjo këtu fjalia që thashë është pa bonusin e fudvitit”, tha ministri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu