Seancë maratonë! Mblidhet sërish Kuvendi i Shqipërisë, diskutimet për buxhetin

0
SEANCE PARLAMENTARE - Deputetet gjate nje seance parlamentare ne Kuvend, ku theksi u vendos te raportimi per punen e vitit 2020 te kater krereve te institucioneve kushtetuese si dhe u shqyrtuan disa projektligje./r/n/r/nPARLIAMENTARY SESSION - MPs during a parliamentary session in the Assembly, where the emphasis was placed on reporting on the work of 2020 of the four heads of constitutional institutions and several draft laws were reviewed.

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sërish ditën e sotme në orën 10:00 në një seancë maratonë. Dhe ditën e sotme do të vijojnë diskutimet për paketën e re fiskale dhe projektbuxhetin 2022, që është miratuar parimisht në komisionet parlamentare.

Seanca e djeshme zgjati gati 11 orë dhe u shoqërua nga debate e përplasje të forta mes qeverisë dhe opozitës. Kryeministri Rama tha se ky është një buxhet që nuk ka lënë asnjë sektor apo shtresë sociale pa mbështetje. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Bashës akuzoi Qeverinë se e ka vënë buxhetin 2022 në shërbim të klientëve të saj.

Projektbuxheti i vitit 2022 i cili parashikon të mblidhen 536.8 miliardë lekë dhe shpenzime në vlerën e 637.6 miliardë lekëve do të jetë sërish tema e diskutimit mes deputetëve.

Ndryshimet e propozuara dhe buxheti pas miratimit në parim në Kuvend do të zbresë përsëri për tu shqyrtuar dhe miratuar nen për nen në komisionet parlamentare.



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu