Tirana nuk bën hap fals. Përballë Teutës skuadra bardheblu fiton me shifrat 2-1. Një 90 minutësh me ritëm e emocione por që në fund skuadra e Orges Shehit nuk e lëshon vendin e parë. Totre në minutën e 28′ do të shënonte golin e avantazhit. Mesfushori nga një distancë e konsiderueshme goditi duke mposhtur Qirkon.Një avantazh i tillë Tirana e administroi me kujdes dhe në pjesën e dytë bardheblutë shënuan me anë të Seferit i cili në minutën e 68′ shfrytëzoi mirë atë top të dhënë nga Xhixha.Teuta nuk u dorëzua dhe e hapi ndeshjen në minutën e 84-t, kur Gruda e çoi topin në rrjetë.
Deri në fund Sherif Kallaku tentoi dy herë të shënonte, por portieri Bekaj ishte në lartësinë e duhur dhe Tirana festoi fitoren dhe mori vendin e parë direkt në kuotën e 30 pikëve.