Sekretari britanik: Putin mund të përfundojë në burg për krime lufte

0

Sekretari i Drejtësisë në Angli Dominic Raab tha se presidenti rus Vladimir Putin ka mundësi që të burgoset. Në një intervistë për The Times, Raab tha se lufta në Ukrainë do të përfundojë me Putin pas hekurave.

“Mendoj se Putin është një rrezik shumë real. Përtej situatës së tij personale, çdo komandant që vepron në Ukrainë, por sidomos në Moskë, kur ata përballen me urdhra të paligjshëm, qoftë për të shënjestruar civilët apo jo, për të sulmuar vende që nuk duhet, ata tani e dinë që gjykata penale ndërkombëtare po heton dhe kryeprokurori Karim Khan, besoj, po udhëton për në Ukrainë,” tha Raab.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu