Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg telefon Ramën. Ja çfarë diskutuan…

0

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka zhvilluar një telefonatë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën me të cilin ka biseduar për ndihmat që do t’i ofrohen Ukrainës në luftën kundër Rusisë.

Gjatë një statusi në Twitter, Stoltenberg shkruan se me Ramën ka biseduar edhe për anëtarësimet e reja në NATO të Finlandës dhe Suedisë.

“Telefonatë e mirë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama për mbështetjen e NATO-s për popullin ukrainas kundër pushtimit rus. Ukraina mund ta fitojë këtë luftë. Ne diskutuam gjithashtu se si Finlanda dhe Suedia do të forconin Aleancën tonë dhe rëndësinë e politikës së Dyerve të Hapura”, shkruan Jens Stoltenberg.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu