Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss ka folur në një konferencë shtypi në Lituani. Truss tha se vendi i saj duhet të sigurohet që Putini të dështojë në ndërmarrjen e tij.
Truss shtoi se Mbretëria e Bashkuar mbështet vendet baltike pasi ato jetojnë nën hijen e agresionit rus, duke shtuar se janë 200 trupa britanike në Lituani që punojnë në mbështetje kufitare dhe stërvitje ushtarake. Sekretarja e Jashtme përsërit shumë nga veprimet e ndërmarra tashmë kundër Rusisë në lidhje me sanksionet dhe shpjegon se do të përdorë takimet me NATO-n, BE-në dhe aleatët e G7-ës për të forcuar këto veprime në ditët në vijim.





