Dy oficerë nga policia ushtarake e Brazilit po hetohen pasi janë bërë pjesë e një skandali me një kasetë seksuale që po qarkullon me një yll të pornos.
Pamjet nga klipi tregojnë yllin e filmit për të rritur – e njohur si Patricia Alves, ose Patty UPP – në sediljen e pasme të një makine policie pothuajse e zhveshur.
Pamjet komprometuese dolën në dritë pasi ish e dashura e njërit prej oficerëve të përfshirë zbuloi videon në telefonin e tij në fund të muajit të kaluar.
Në video Alves shihet duke pozuar gjysmë nudo me një armë dhe një orë të shtrenjtë të mbështetur në trupin e saj, dhe pranë saj shihet ajo që duket si një distinktiv i këmishës së policisë.
Në fotot dhe videon e bërë virale, agjentët me uniformë shfaqen duke bërë seks me gruan.
Në disa imazhe Alves mund të shihet e veshur vetëm me të brendshme dhe me armë në bark. Një tjetër foto e tregon atë të veshur me një këmishë të ngjashme me atë që kanë veshur policët nën uniformën e tyre.
Alves thuhet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dy oficerët të paidentifikuar ndërsa ata ishin në detyrë me Njësinë e Pacifikimit të Policisë (UPP) në Lins de Vasconcelos, Rio de Janeiro në Brazil.