Sekuestrohen 200 kilogramë kanabis në Lezhë dhe Mirditë, pesë të arrestuar

0

Policia ka vënë në pranga 5 persona të akuzuar për prodhim kanabisi, pas kontrolleve të kryera në Mirditë dhe Lezhë. Po ashtu, janë sekuestruar 200 kilogramë kanabis.

“Në kuadër të operacionit “Procesi” në fshatin Shtuf, njësia administrative Kaçinarë, Mirditë, pasi gjatë kontrollit në një banesë të pabanuar u gjetën qindra bimë në proces tharje me peshë totale 108 kilogramë kanabis”, njofton policia.

Në kuadër të operacionit “Procesi” u arrestuan shtetasit Pjetër Çurgu, Artur Moli, Preng Moli dhe Mark Moli.

“Ndërsa në kuadër të operacionit “Furia” në fshatin Gjonbardhaj, Kashnjet, gjatë kontrollit të ushtruar në një stallë bagëtish, janë gjetur dhe sekuestruar rreth 92 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa”, njofton policia.

Në kuadër të operacionit “Furia” u arrestua shtetasi Gjovalin Marku.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu