Sekuestrohen 7.2 ton kokainë në Bolivi, sasia e dytë më e madhe në historinë e vendit

0

Policia boliviane sekuestroi sasinë e dytë më të madhe të drogës në historinë e vendit në fillim të kësaj jave, me 7.2 ton kokainë të destinuar për në Belgjikë, me një vlerë prej gati gjysmë miliardë dollarësh.

Operacioni u krye në Pissiga, në kufi me Kilin. Droga ishte fshehur në dy kamionë që transportonin skrap, që do të eksportohej në Europë nëpërmjet një porti kilian në Oqeanin Paqësor.

Trafikanti u arratis nga vendi i Amerikës Latine në SHBA.

Në janar, policia njoftoi sekuestrimin e sasisë më të madhe të kokainës në historinë e Bolivisë, që arrin në më shumë se 8 tonë, gjithashtu në kufi me Kilin.
Bolivia është ndër vendet me prodhimin më të madh të lëndës së parë së kokainës në të gjithë botën.

Zyra e Kombeve të Bashkuara për Kontrollin e Drogës dhe Parandalimin e Krimit (ONUDC) ka regjistruar një rritje të madhe të trafikut të kësaj droge nga Amerika Latine, kryesisht drejt Europës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu